image "Shokët dhe shoqet e klasës janë të prekur thellë në shpirt..", postimi prekës i shkollës së 5-vjeçarit në Pejë

Sociale

“Shokët dhe shoqet e klasës janë të prekur thellë në shpirt..”, postimi prekës i shkollës së 5-vjeçarit në Pejë

news image

Humbja e dy qytetarëve të Pejës nga vërshimet e mëdha të shkaktuara mbrëmjen e ditës së djeshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka tronditur vendin. Dy viktimat nënë e bir, Dion dhe Mirsada Ademaj nuk arritën të mbijetojnë dhe vdiqën tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e 5-vjeçarit ka reaguar shkolla “Asdreni” në Pejë, ku i ndjeri vijonte mësimet.

Nga shkolla u shprehën të tronditur për humbjen e Dionit dhe nënës së tij, teksa shtuan se humbja e tij ka prekur thellë shokët, shoqet e klasës dhe mësuesen e tij.

“Jemi të tronditur për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku humbën jetën nxënësi jonë Dion Ademaj me nënën e tij Mirsadën. Sot, bashkëndjejmë thellë dhimbjen me familjarët e të humburëve dhe me të gjithë qytetarët e Pejës që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore. Dion preku thellë në shpirt shokët dhe shoqët e klasës së bashku me mesuesën e tyre. I përjetshëm qoftë kujtimi për juve”, thuhet në reagimin e shkollës “Asdreni” në Pejë.

Shkolla gjithashtu ka publikuar edhe dy fotografi të Dionit.

/GazetaSinjali/