image Shoferit nuk i pritet/ Tejkalon në vijë të plotë tri vetura

Siguri

Shoferit nuk i pritet/ Tejkalon në vijë të plotë tri vetura

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një veprim i një shoferi të tillë është kapur sot rreth orës 19:57, nga kamera e një sinjalizuesi, në fshatin Kliqinë, në rrugën magjistrale Klinë – Pejë.

Ky shofer tejkalon në vijë të plotë tri vetura njëra pas tjetrës, duke rrezikuar edhe një veturë tjetër e cila po vinte nga drejtimi tjetër i rrugës./Gazeta Sinjali/