Në adresë të Gazetës Sinjali po vazhdojnë të denoncohen rastet për kundërvajtje në trafik.
Sinjali ju sjellë pamje në të cilat shihen disa shoferë që kanë rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, duke tejkaluar në vijë të plotë, e shumë raste të tjera të shkeljes së shenjave të trafikut.
Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka raportuar se mëngjesin e sotëm rreth orës 09:06 një makinë ka tejkaluar në vijë të plotë makinën që sinjalizuesi voziste, si dhe autobusin që gjendej përpara tij.
“Na ka tejkaluar edhe ne edhe autobusin, pa ndërprerë dhe nonstop na ka qëndruar tepër afër prapa, duke mos e ruajtur distancën mes automjeteve“, ka thënë sinjalizuesi.
Mirëpo, ky nuk është sinjalizuesi i vetëm që ka njoftuar për shkeljet që po ndodhin çdo ditë në trafik.
Një tjetër sinjalizues ka dërguar fotografi në redaksi të gazetës, në të cilën shihet se si një shofer nuk pret as 10 sekonda, por futet në semafor të kuq.
Ky lexues ka njoftuar se ky rast ka ndodhur sot në lagjen ‘Ulpiana’ të kryeqytetit, rreth orës 12:09.
Raportimet e qytetarëve për shkeljet e ndryshme në trafik nisën pas aksidenteve të shpeshta me fatalitet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në uljen e aksidenteve që shpeshherë marrin jetën e njerëzve të pafajshëm./Gazeta Sinjali/