image Përfshihet nga flaka mali Butovc afër Gërmisë

Sinjalizime

Përfshihet nga flaka mali Butovc afër Gërmisë

news image

Para pak minutash është përfshirë nga flaka mali Butovc, i cili gjendet në drejtim të Gërmisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pamjet nga vendngjarja janë dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali, ku shihet se disa pjesë të malit janë përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihet saktë se çfarë dëmesh janë shkaktuar nga ky zjarr.

Sipas sinjalizuesit, zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen që ta lokalizojnë zjarrin, por që sipas tij po e kanë të vështirë.

“Po mundohen me krejt kapacitetin, por po e kanë të vështirë”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/