image Shoferi në Prizren vozit me telefon në dorë (VIDEO)

Siguri

Shoferi në Prizren vozit me telefon në dorë (VIDEO)

news image

Gjobat e trafikut, madje as aksidentet e shumta, nuk po arrijnë që t’i vetëdijësojnë shoferët në Kosovë që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një video në të cilën shihet një shofer në Prizren, i cili e përdor telefonin gjatë vozitjes.

Sipas tij, kjo video është realizuar pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në lagjen “Jeni Mahalla”, në Prizren.

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes është njëri nga faktorët më të shpeshtë të aksidenteve të trafikut.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/