image Shoferi humbi kontrollin mbi timon dhe ra në greminë, kjo është 70-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Sociale

Shoferi humbi kontrollin mbi timon dhe ra në greminë, kjo është 70-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

news image

Foto ilustruese


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prevallë – Brezovicë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Kadishahe Jonuzi 70-vjeçare.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak se shoferi që po drejtonte veturën ka humbur kontrollin mbi timon dhe si pasojë ka dalë jashtë rrugës ku ka rënë në një greminë rreth 30-40 metra thellësi.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar edhe tre persona tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, e më pas janë transferuar për në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.

/GazetaSinjali/