image Shoferi godet me veturë të moshuarin në Prizren dhe ik nga vendi i ngjarjes

Siguri

Shoferi godet me veturë të moshuarin në Prizren dhe ik nga vendi i ngjarjes

news image

Foto ilustruese


Aksidentet në mes të veturave dhe këmbësorëve janë të shpeshta në vendin tonë. Në shumë raste, shoferët që dyshohet se shkaktojnë aksidentet, nuk ndalen fare për t’u dhënë ndihmë viktimave, por ikin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu veproi edhe një person në rrugën ‘Turgut Ozal’ në Prizren, i cili teksa po drejtonte veturën e tij ka goditur një këmbësor i cili po shtynte biçikletën.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakujdesisë së shoferit, i cili nuk u ndal fare në vendngjarje për t’i ndihmuar 69-vjeçarit të cilin e aksidentoi. I moshuari pësoi lëndime trupore, për çka edhe kërkoi ndihmë mjekësore në spital.

Ai po ashtu para hetuesve ka dhënë detaje për gjithë atë që ka ndodhur, teksa në ndihmë i dolën edhe disa kalimtarë të rastit të cilët i ndihmuan dhe i morën targat veturës që e goditi.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është arritur që të identifikohet, mirëpo i njëjti ende nuk është intervistuar.

/GazetaSinjali/