image Shkup, 35-vjeçari vdes nga malaria

Rajon

Shëndetësi/ Shkup, 35-vjeçari vdes nga malaria

news image

Një tridhjetë e pesëvjeçar nga Shkupi, i cili me gjasa ishte infektuar nga malaria në një udhëtim pune në Ganë, ishte pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Universitar për Sëmundjet Infektive në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë.

Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive thonë se ai ishte shtruar në spital menjëherë pas mbërritjes në Klinikë dhe se ishin marrë të gjitha masat e duhura, por që për fat të keq gjendja e tij ishte ndërlikuar. /Gazeta Sinjali/