Autori Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe aftësinë e njërës dorë, pasi u godit me thikë në skenë, ka zbuluar agjenti i tij.
Shkrimtari britanik me origjinë indiane, i cili u përball me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, u sulmua në gusht teksa ishte gati të mbante një leksion në Nju Jork.
Ai u godit me thikë rreth 12 herë, duke përfshirë në fytyrë dhe qafë, por shkalla e plotë e lëndimeve të tij ishte e paqartë deri më tani.
Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais, agjenti letrar i Rushdie, Andreë Ëyle, tha se lëndimet e 75-vjeçarit ishin “të thella” dhe ai “kishte humbur shikimin në njërin sy”.
“Ai kishte tre plagë të rënda në qafë”, tha Ëylie.
“Njëra dorë është e paaftë për shkak se i janë prerë nervat në krah. Dhe ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks. Pra, ishte një sulm brutal”, raporton Skynews.
Ëylie refuzoi të zbulonte nëse Rushdie mbeti në spital, duke thënë se ai nuk mund të jepte asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
“Ai do të jetojë… kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai.
Rushdie kaloi gati një dekadë duke u fshehur pas botimit të veprës së tij Vargjet Satanike në vitin 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi.
Personi i akuzuar për therjen me thikë të Salman Rushdie është deklaruar i pafajshëm për akuzat për tentatim vrasje.
Hadi Matar, 24 vjeç, po mbahet në paraburgim teksa pret gjykimin.