image Shkrimi i Kurtit në librin e zisë për Qerim Kelmendin: U vra nga dora që s'e do atdheun

Kosovë

Ngushëllimi/ Shkrimi i Kurtit në librin e zisë për Qerim Kelmendin: U vra nga dora që s’e do atdheun

news image

Tri ditë pasi ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi u vra me breshëri plumbash dhe iu dogj trupi në veturën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e tij në fshatin Zahaq të Pejës.

Në librin e zisë, Kurti ka shkruar se Kelmendi u vra nga ata që s’e duan atdheun, shkruan Gazeta Sinjali.

“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e, liria nuk vritet”, ka shkruar Kurti në përkujtim të Qerim Kelmendit.

Para disa ditës, vëllai i Qerim Kelmendit tha se Kurtit dhe qeverisë duhet t’u vijë turp që nuk shpallën ditë zie për të.

“Turp per Albin Kurtin. Ra nje hero ne rruge per ne shtepi.Ra nje veprimtar i radheve te para te luftes per liri. Ra nje nga themeluesit e pare te UCK-se qe ia sjelli lirine e Kosoves. Ra nga dora gjakatare Heroi yneQERIM KELMENDI dheAlbin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone.Turp per te dhe Qeverine e ti”, kishte shkruar Muhamet Kelmendi.

Qerim Kelmendi u varros të shtunën me ceremoni ushtarake nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/