Gazeta Sinjali sonte raportoi për organizimin e një dasme në shkelje të ligjit, në një restorant në Prizren, ku kishte marrë pjesë edhe anëtari i LDK-së, Hatim Baxhaku me familje. Pas publikimit të artikullit, në numrin kontaktues të Gazetës Sinjali ka telefonuar disa herë djali i Hatim Baxhakut, Urim Baxhaku, i cili ka ofenduar e fyer gazetarët e Sinjalit.
Numri me të cilin ai ka telefonuar dy herë, ku është prezantuar vetëm si djali i Hatim Baxhakut, në aplikacionin Viber figuron me emrin Urim Baxhaku.
Në telefonatën e parë, Urim Baxhaku u prezantua si “Jom djali i dr. Hatimit, Hatim Baxhakut” dhe më pas tha se fotografia të cilën e publikoi Sinjali nuk është e vërtetë, pasi që e njëjta është bërë kohë më parë. Por, sinjalizuesit e Sinjalit dërguan sërish fotografi, duke e vërtetuar të kundërtën që tha djali i Baxhakut.
I njëjti nuk u ndal së telefonuari në numrin e Gazetës Sinjali, por këtë herë duke sharë e fyer gazetarët e Sinjalit me fjalët: “neve na e hongshit k****. Tash q** nonën”.
Ndonëse me fyerje e ofendime, Gazeta Sinjali vazhdoi raportimin e drejt si gjithmonë, ku pas publikimit të këtij artikulli, Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin kanë intervenuar në restorantin ku është mbajtur kjo dasmë, duke e gjobitur lokalin dhe organizatorin e ahengut.