image Shkon në 80 numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

Botë

Botë/ Shkon në 80 numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

news image

Autoritetet kineze kanë thënë se aftësia e shpërndarjes së një koronavirusi është duke u rritur, teksa është raportuar që 80 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,700 persona janë infektuar në Kinë.

Ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei ka thënë më 26 janar se shteti është duke hyrë në “fazë kritike” pasi “duket se aftësia e shpërndarjes së virusit po rritet”.

Xiaowei ka thënë se kufizimet në udhëtim dhe ndalesa tjera duhet të sjellin rezultat “me shpejtësi të madhe”.

Deklaratat e tij kanë ardhur teksa drejtori general i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë më 26 janar se ai është duke udhëtuar drejt Pekinit për të biseduar me zyrtarët kinezë dhe ekspertë të shëndetësisë rreth shpërndarjes së koronavirusit.

Rreth 960 ekipe mjekësore janë dërguar nga shtatë provinca në Vuhan, qytet në të cilin ka shpërthyer fillimisht virusi.

Kryetari i këtij qyteti ka thënë se pret që pret të lajmërohen edhe 1,000 pacientë të rinj.

Deri më tani të gjitha vdekjet janë regjistruar në Kinë, ndonëse është duke u rritur numri i të prekurve nga ky virus në Tajlandë, Australi, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Francë.

Shumica e vdekjeve janë raportuar në pacientë mbi 50 vjeç, kanë thënë zyrtarët.

I njohur si 2019-nCoV, virusi është thënë se është një lloj i koronavirusit që më parë nuk është identifikuar në njerëz.

Ky virus përcillet me temperaturë dhe koll, që mund të kthehet në pneumoni dhe të jetë fatale për njeriun./Gazeta Sinjali/