image Shkon në 61 numri i të helmuarve në Malishevë, një gjashtëvjeçar në gjendje më të rëndë

Shëndetësi

Shkon në 61 numri i të helmuarve në Malishevë, një gjashtëvjeçar në gjendje më të rëndë

news image

Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media ka njoftuar se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi. Në komunikatë bëhet e ditur se nga personat janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe disa për në spitalin e Prizrenit. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar për Sinjalin se lokali është mbyllur përkohësisht ndërsa në cilësinë e të dyshuarit tashmë është intervistuar pronari i lokalit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se pronari i lokalit “Apetiti” është Kujtim Shala.

Ndërsa, vetëm pak minuta më parë, drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve në Malishevë, ka shkuar në 61.

“Deri tani në këto momente kur po flasim, janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Gjendja për momentin më e rëndë është e një fëmijë të moshës gjashtëvjeçare. Komplikimet e tij janë për momentin dridhjet, ethe, temperaturë dhe ka një çrregullim të sistemit nervor”, është shprehur ai për Klanin.

/GazetaSinjali/