image Helmimi i mbi 30 personave në Malishevë, flasin nga Policia: Pronari i lokalit është marrë në pyetje

Siguri

Helmimi i mbi 30 personave në Malishevë, flasin nga Policia: Pronari i lokalit është marrë në pyetje

news image

Foto ilustruese


Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media ka njoftuar se rreth 30 persona në Malishevë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Në komunikatë bëhet e ditur se nga personat janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe disa për në spitalin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Sinjalin se lokali është mbyllur përkohësisht.

Ai shtoi se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”- ka thënë ai.

Elezaj ka bërë të ditur se rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/