image Shkon në 38 numri i të vdekurve nga orteku në Turqi

Rajon

Fatkeqësi/ Shkon në 38 numri i të vdekurve nga orteku në Turqi

news image

Ka shkuar në 38 numri i viktimave nga ortekët e borës që goditën ditën e sotme provincën lindore të Turqisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, ende nuk dihet numri i saktë i personave të mbetur nën borë.

Ankaraja ka dërguar dy avionë luftarakë me 75 oficerë ushtarakë, të cilët po ndihmojnë për operacionet e kërkim shpëtimit.

Teksa raportohet se me dhjetëra persona po punojnë me lopata dhe mjete të tjera për nxjerrjen e personave të bllokuar.

Viktima të këtij orteku mbetën edhe oficerë policie e zjarrëfikës./Gazeta Sinjali/