image Shkon në 33 numri i të vdekurve nga orteku i borës në Turqi

Rajon

Rajon/ Shkon në 33 numri i të vdekurve nga orteku i borës në Turqi

news image

Ka shkuar në 33 numri i të vdekurve si pasojë e një orteku bore që ra sot në një autostradë malore në provincën Van të Turqisë, duke shkaktuar kështu edhe lëndimin e më shumë se 50 personave të tjerë.

Në mesin e të vdekurve janë 8 policë, 3 roje sigurie, një zjarrfikës dhe 9 civilë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, por raportohet se ato po pengohen nga mjegulla, bora dhe era e fortë.

Zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın është lutur për shërimin e të prekurve.

“Uroj mëshirë nga Zoti dhe shërim urgjent për të prekurit”, ka shkruar Kalin në llogarinë e tij në Twitter./Gazeta Sinjali/