Një shpërthim ka ndodhur sot para pak minutave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se numri i të lënduarve ka shkuar në 31.
Në një përgjigje për Sinjalin, Beqiri tha se dy nga të lënduarit janë fëmijë.
Po ashtu, si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë.
“Fatmirësisht nuk ka persona që kanë përfunduar me fatalitet”, tha Beqiri.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe QKUK-në për të pyetur për gjendjen e personave të lënduar, të cilët thanë se nuk kanë arritur ende.