image Shkon në 3.5 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën

Botë

Bilanci/ Shkon në 3.5 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën

news image

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”, numri i të infektuarve me koronavirus në botë ka shkuar në 3 milionë e 507 mijë, ndërsa numri i viktimave në 247,491.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë me mbi 68 mijë të vdekur dhe 1 milion e 158 mijë të infektuar. Italia është e dytë sa i përket numrit të viktimave me 28,884 të vdekur, ndërsa e treta është Britania me vetëm rreth 400 viktima më pak.

Në anën tjetër, Spanja është e dyta sa i përket të infektuarve me 217,466 të prekur. Pas saj vijnë Italia me 210 miijë, Britania e Madhe me 187 mijë dhe Franca me rreth 169 mijë të infektuar.

Nga virusi gjithashtu janë shëruar shumë pacientë. Numri i të shëruarve në botë ka arritur në 1 milion e 127 mijë persona. Më se shumti të shëruar ka në Shtetet e Bashkuara – 180 mijë, pastaj në Gjermani janë 132 mijë dhe në Spanjë 118 mijë.

Rastet e para të virusit të ri ishin shënuar në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani sëmundja është përhapur në shumicën e shteteve të botës./ Gazeta Sinjali/