image Shkon në 29 numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri

Rajon

Durrës/ Shkon në 29 numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri

news image

Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën dje shtetin e Shqipërisë.

Nga rrënojat në qytetin e Durrësit është nxjerrë edhe një person, transmeton Gazeta Sinjali.

Mësohet se viktima është Roza Meçe. Një ditë më parë, prej rrënojave, u nxor i pajetë trupi i vajzës së saj dhe i mbesës.

Mediat e Shqipërisë raportojnë se viktima është nxjerrë nga një ndërtesë 6 katëshe./Gazeta Sinjali/