image Shkon në 10 numri i të vdekurve pas tërmeteve tragjike në Shqipëri

Rajon

Tragjedia/ Shkon në 10 numri i të vdekurve pas tërmeteve tragjike në Shqipëri

news image

Emergjencat civile në Shqipëri thonë se ka shkuar në 10 numri i personave të vdekur si pasojë e goditjeve të fuqishme të tërmeteve në Shqipëri.

Personi i 10-të i vdekur është nxjerrë nga rrënojat e një objekti në Durrës.

Ndërkaq Emergjencat Civile raportojnë për 28 persona që janë shpëtuar deri tani.

Për tërmetet tragjike që e goditën Shqipërinë, shumë shtete kanë nisur ekipet e tyre për ndihmë, në mesin e tyre edhe Kosova.

Përveç tri ekipeve të FSK-së, drejt Shqipërisë sapo janë nisur edhe Policia e Kosovës.

Për shkak të kësaj tragjedia, qeveria në largim e Kosovës ka paralajamëruar një mbledhje urgjente nga ora 13:00. /Gazeta Sinjali/