Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 1 mijë e 114, transmeton Gazeta Sinjali.
Raportohet se 44 mijë e 653 raste janë të konfirmuara, ndërsa në 24 orët e fundit, 97 njerëz kanë vdekur dhe janë zbuluar më shumë se 2 mijë raste të reja.
Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është 187 mijë e 728, ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar është 16 mijë.
Virusi është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera duke përfshirë SH.B.A., Singapor, Francë, Rusi, Spanjë dhe Indi, besohet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.
Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur shpërthimin e virusit një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore./Gazeta Sinjali/