Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre të punëve të shtëpisë dhe duhet të dinë të kryejnë aftësitë thelbësore të jetës.
Në disa pjesë të botës, punët e shtëpisë ende shihen si diçka që duhet ta bëjnë vetëm gratë, duke lënë disa burra të paaftë për t’i bërë ato kur të jetë nevoja.
Një shkollë në Vigo, Spanjë, e quajtur Colegio Montecastelo, po lufton për barazinë gjinore me një program që u mëson djemve dhe burrave të rinj aftësitë thelbësore të jetës, duke përfshirë pastrimin, gatimin, madje dhe qepjen.
Disa njerëz menduan se kjo iniciativë ishte e duhur. Ndërkohë, të tjerët menduan se ajo në të vërtetë zbatonte rolet gjinore sepse i etiketonte disa aktivitete si ‘burrërore’ ose ‘femërore’ në vend që t’i shihte ato si aftësi të dobishme universalisht, shkruan Bored Panda.
Të tjerët, menduan se këto aftësi duhej të mësoheshin në shtëpi, jo në shkollë.
Ata që u japin mësim studentëve përfshijnë vullnetarë nga administrata e shkollës, por disa nga baballarët e studentëve po përfshihen gjithashtu.
Dan Bacon, themelues i The Modern Man, theksoi se nuk është pa burrëri të ndihmosh në shtëpi. “Bëjeni atë sepse e doni personin tjetër dhe nuk doni që të jetë nën stres shtesë gjatë gjithë kohës”, shpjegoi Dan për rëndësinë e secilit që merret me punët, veçanërisht gjatë pandemisë kur disa njerëz janë akoma duke punuar nga shtëpia.
“Për më tepër, nëse një grua vëren se burri i saj po ndihmon më shumë se normalisht, ajo duhet të përdorë një qasje të dashur dhe ta komplimentojë për këtë, në vend që thjesht t’i marrë përpjekjet e tij për të mirëqena”, tha ai.
Eksperti i marrëdhënieve Dan tha se kur veprimet tuaja vijnë nga dashuria, mbështetja dhe respektit, marrëdhënia forcohet me kalimin e kohës dhe ju ndjeheni më të lumtur së bashku. Pra, punët nuk duhet të bëhen kurrë me inat dhe zemërim – në vend të kësaj, ato duhet të jenë pjesë e mënyrës sesi e mbështesni partnerin tuaj dhe i tregoni atyre respekt. /Gazeta Sinjali/