image Shkolla në Shqipëri u mbyll nga frika e koronavirusit, ministrja e Edi Ramës: Do i heqim licencën, përhapën panik

Rajon

Qeveria/ Shkolla në Shqipëri u mbyll nga frika e koronavirusit, ministrja e Edi Ramës: Do i heqim licencën, përhapën panik

news image

Shkolla “Udha e Shkronjave”, një institucion arsimor parauniversitar privat ka marrë një vendim për mbylljen e shkollës për dy javë duke u nisur nga situata aktuale nga përhapja e koronavirusit në Italinë fqinje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila njofton se licenca e shkollës do të hiqet për shkak të përhapjes së panikës.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën”, ka thënë Shahini

Ministrja ka deklaruar se shkolla ka marrur vendim pa lejen e ministrisë e cila bie ndesh me ligjin prandaj dhe duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, ka thënë ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Ndërkaq, shkolla private kishte njoftuar se nuk kanë informacione shtesë por me aq sa kanë dëgjuar kanë marrë masa duke e mbyllur shkollën për dy javë.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, njoftoi shkolla më herët./ Gazeta Sinjali/