image Shkolla në Gjakovë ndalon shaminë, armët dhe duhanin, reagon deputetja Duda Balje

Politikë

Shkolla në Gjakovë ndalon shaminë, armët dhe duhanin, reagon deputetja Duda Balje

news image

Ndaj një vendimi të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, për të vënë simbole ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë, sot ka pasur disa reagime.

Krahas simbolit për shaminë, janë edhe simbolet për ndalimin e armëve, konsumimit të duhani dhe mjeteve të tjera të rrezikshme.

Vendosja e përbashkët e këtyre simboleve, ka revoltuar edhe më shumë qytetarët, por edhe përfaqësuesit institucionalë dhe figurat publike.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i është drejtuar drejtores së kësaj shkolle, Forentina Gjergjaj, duke e pyetur publikisht se në cilat ligje të vendit e ka bazuar vendosjen e simboleve ndaluese.

“Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë znj. Florentina Gjergjaj, nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!! Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar”, ka shkruar deputetja në llogarinë e saj në Facebook.

Balje ka kërkuar sqarim edhe nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, për këtë veprim të shkollës.

“Unë nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini. Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka shkruar ajo.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

/GazetaSinjali/