image Shkolla e oficerëve do ta marrë emrin e Wesley Clark

Kosovë

Shkolla e oficerëve do ta marrë emrin e Wesley Clark

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se e ka informuar gjeneralin Wesley Clark me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK.

Sipas tij, primare është integrimi në NATO dhe dërgimi i trupave jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Mes tjerash ai ka thënë se do ta emërojë shkollën e oficerëve me emrin e Wesley Clark.

Ndërkaq Clark ka thënë se është i impresionuar me demokracinë gjatë këtyre viteve në Kosovë.

“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/