image Shkoi për ta vizituar bashkëshortin në Burgun e Dubravës, policia i gjen drogë në xhepin e pantallonave

Siguri

Shkoi për ta vizituar bashkëshortin në Burgun e Dubravës, policia i gjen drogë në xhepin e pantallonave

news image

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një grua, e cila kishte shkuar në Burgun e Dubravës për ta vizituar bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollimit të gjërave që kishte sjellë e dyshuara për bashkëshortin e saj, në xhepin e pantallonave Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një qese me drogë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 09:10.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila kishte shkuar në Burgun e Dubravës për të vizituar bashkëshortin e saj. Gjatë kontrollimit të sendeve të sjella nga e dyshuara për bashkëshortin e saj, në xhepin e një pale pantallonave është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.2 gram”, thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/