image Shkoi në një ndejë në Spanjë, infektohet me koronavirus Princi i Belgjikës

Botë

Shkoi në një ndejë në Spanjë, infektohet me koronavirus Princi i Belgjikës

news image

Princi i Belgjikës, Joachim është infektuar me koronavirus, kjo pasi ditë parë mori pjesë në një ndejë në Spanjë.

Mediat belge e konfirmuan lajmin se 28-vjeçari ishte në Spanjë në një ndejë në Cordroba.

Nga pallati thonë se ai kishte udhëtuar drejt Spanjës më 24 maj për arsye profesionale, megjithatë mediat e huaja thonë se ai qe sa kohë është në lidhje dashurie me një grua nga Spanja.

Sipas raportimeve në mediat spanjolle, ai ishte në një ndejë me 27 të ftuar, që mund të konsiderohet si shkelje e rregullave të izolimit, ndërsa mediat belge thonë se ishin 10-12 persona në këtë ndejë e që nuk përbën shkelje.

Të gjithë pjesëmarrësit tani janë në karantinë./Gazeta Sinjali/