image Shkodran Mustafi afër rikthimit te Serie A, ja te cila skuadër pritet të transferohet

Futboll

Sport/ Shkodran Mustafi afër rikthimit te Serie A, ja te cila skuadër pritet të transferohet

news image

Mbrojtësi i njohur shqiptar Shkodran Mustafi, pritet që të largohet nga skuadra e Arsenalit në afatin kalimtar të janarit.

Shkak i largimit të Mustafit nga kjo skuadër thuhet të jetë minutazha e vogël që ka, andaj po kërkon të largohet në afatin dimëror, transmeton Gazeta Sinjali.

Interesim për Shkodran Mustafin ka shprehur Bologna, e cila dëshiron të fillojë negociatat për transferimin e tij.

Skuadra e Arsenalit thuhet se është i gatshëm ta shesë mbrojtësin shqiptar në muajin e ardhshëm, gjersa kërkon 20 milionë euro për të./Gazeta Sinjali/