Një 79-vjeçar me inicialet F.B., dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij me inicialet S.B., në banesën e tyre, në lagjen “Ahmet Haxhia” të Shkodrës, raporton Gazeta Sinjali.
Pasi që ka privuar nga jeta bashkëshorten, 79-vjeçari dyshohet se ka vrarë edhe veten.
Policia e Shqipërisë njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, me të cikën dyshohet se 79-vjeçari ka kryer vrasjen dhe vetëvrasjen.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, policia po vazhdon ende hetimet./Gazeta Sinjali/