Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar listën përfundimtare të rezultateve të testit me shkrim për pozitën ‘zyrtar korrektues’, shkruan Gazeta Sinjali.
Kandidatët të cilët gjenden në këtë listë, ShKK ka bërë të ditur se duhet t’i nënshtrohen testit të shkathësive fizike më 6 shkurt 2022, sipas grupeve të më poshtme, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, (salla te konviktet e studentëve).
“Secili kandidat duhet të paraqitet të paktën 30 minuta parakohe, të ketë dokumentin identifikues, rroba dhe atlete sportive. Kandidatet duhet t’i respektojnë masat mbrojtëse kundër Covidit, duhet të kene të vendosur maskën”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni./GazetaSinjali/
Lista-perfundimtare-e-kandidatve-qe-kane-kaluar-testin-me-shkrime-per-poziten-zyrtar-korrektues2