Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka publikuar rezultatet e testit fizik të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën “zyrtar korrektues”, shkruan Gazeta Sinjali.
ShKK ka njoftuar se kandidatët që e kanë kaluar këtë test do të thirren edhe për intervistë me gojë.
Gjithashtu në njoftim thuhet se kandidatët që nuk paraqiten me kohë konsiderohet që kanë refuzuar t’i nënshtrohen intervistës me gojë.
ShKK ka njoftuar se secili kandidat për të hyrë duhet të ketë dëshmi të vaksinës ose testit negativ.