image SHKK lejon vikendet për të burgosurit, pas kthimit nga jashtë do të karantinohen shtatë ditë

Siguri

SHKK lejon vikendet për të burgosurit, pas kthimit nga jashtë do të karantinohen shtatë ditë

news image

Që nga sot, të dënuarit të cilët i plotësojnë kushtet në Qendrat Korrektuese do t’iu lejohet qëndrimi në shtëpi gjatë vikendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga SHKK, në pushim jashtë institucionit fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve kurse pas kthimit të tyre, ata do të futen në karantimin prej shtatë ditësh.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SHKK-së./Gazeta Sinjali/