Gazeta Sinjali sot raportoi se një i paraburgosur dyshohet se është vetëvrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Rreth orës 14:47 ka ndodhur vetëvarje edhe rastin e kanë lajmëruar në polici. Aty janë prokuroria, policia, ekipi mjekësor”.