image Shkencëtarët nuk gjejnë prova që shkollat e përhapin më shumë COVID-19 në Angli

Evropë

Shkencëtarët nuk gjejnë prova që shkollat e përhapin më shumë COVID-19 në Angli

news image

Shkollat nuk duket se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit – thonë kërkuesit në Britaninë e Madhe. Universiteti i Warwickut, shqyrtoi mungesat e nxënësve dhe mësuesve të bëra për shkak të pandemisë gjatë vjeshtës në shkollat e Anglisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Mungesat ishin në një linjë me shkallën e infektimit në komunitetin më të gjerë, pa ofruar kështu prova se shkollat ishin një faktor në rritjen e rasteve. Në Britani, kryeministri nuk ka njoftuar ende planet për rihapjen e shkollave por ka thënë më herët se nxënësit nuk do të mund të kthehen në klasa para 8 marsit.

Që nga fillimi i janarit, kur edhe izolimet aktuale nisën, shkollat fillore dhe gjimnazet kanë vijuar mësimin online. Nxënësit vulnerabil dhe fëmijët e punëtorëve të domosdoshëm janë të vetmit që kanë ndjekur mësimin me prezencë.

Kërkuesit e universitetit të Warwick-ut, thonë tani se vendimi për shkollat duhet të jetë politik dhe të vendosë në balancë të mirat e lejimit të fëmijëve në klasa, përballë dëmeve të mundshme nga COVID-19.

“Fëmijët mund të infektohen dhe ta përhapin koronavirusit, por nuk janë të predispozuar të sëmuren prej tij”, thuhet ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/