image Shkencëtarët në Kinë krijojnë robotin që shpëton jetë, trajton të prekurit me koronavirus

Botë

Epidemia/ Shkencëtarët në Kinë krijojnë robotin që shpëton jetë, trajton të prekurit me koronavirus

news image

Një ekip shkencëtaresh nga universitetet më të mira të Kinës kanë krijuar një robot që mund të shpëtojë jetë gjatë epidemisë së koronavirusit.

Kjo pajisje, që i ngjason një krahu robotik, është në gjendje të bëjë trajtime me ultratinguj, të marrë kampione për analiza dhe të kontrollojë pacientët me koronavirus.

Këto detyra kryhen zakonisht nga doktorët dhe infermierët. Por duke përdorur këtë robot, në të cilin gjenden dhe kamera, personeli mjekësor shmang kontaktin e drejtpërdrejtë me të infektuarit duke ulur dhe mundësitë e përhapjes.

Përpjekjet për krijimin e këtij roboti nisën gjatë muajit shkurt dhe u finalizuan në ditët e para të marsit. Testimet e para u kryen në spitalin e Pekinit në Kinë.