image Sistemi imunitar është në gjendje të luftojë koronavirusin?

Botë

Shëndetësi/ Sistemi imunitar është në gjendje të luftojë koronavirusin?

news image

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar, se si sistemi imunitar i trupit, lufton virusin COVID-19. Hulumtimi i tyre, i botuar në revistën “Natyre Medicine”, shpjegon se njerëzit shërohen nga kronavirusi i ri njësoj sikurse dhe gripi sezonal.

Fakti që qelizat imune shfaqen ndaj këtij virusi, është një ndihmë madhore për hartimin e vaksinave, thonë ekspertët. Deri më tani në nivel global, COVID-19, ka infektuar më shumë se 160,000 mijë persona dhe ka marrë më shumë se 6.500 jetë njerëzish, raporton BBC.

“Zbulimi qe kemi arritur është mjaft i rëndësishëm sepse është hera e parë që vërtetojmë që sistemi ynë imunitar është në gjendje për të luftuar koronavirusin e ri”, u shpreh bashkëautorja e studimit Prof. Katherine Kedzierska.

Shumë persona janë rikuperuar nga virusi famëkeq, që do të thotë se dihej se sistemi imunitar mund të luftojë me sukses këtë virus. Mirëpo, studimi verifikoi katër lloje të qelizave imune që e luftojnë atë.

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid-19, që do të thotë se dihej që sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin. Si bazë e studimit u mor një paciente e diagnostikuar me koronavirus, por simptomat e saj ishin të buta dhe nuk shfaqte komplikacione shëndetësore. Ajo ishte një 47-vjeçare nga Kina, e cila ishte paraqitur në një spital në Australi , për t’u kuruar. Ajo arriti të shërohej Brenda 14 ditëve nga pandemia.

Sipas ekspertëve, tre ditët e para gruaja filloi të përmirësohej, qelizat specifike ishin vendosur në veprim në rrjedhën e saj të gjakut.

“Në një pacient të sëmurë me grip, të njëjtat qeliza që iu shfaqën gruas, i shfaqen gjithashtu gjatë kësaj periudhe të sëmundjes”, tha Prof. Kedzierska.

“Ne ishim shumë të lumtur për rezultatet tona dhe për faktin që arritëm të regjistronim shfaqjen e qelizave imune të pacientes së infektuar përpara se ajo të përmirësohej”, u shpreh ajo për BBC-në.

Për çfarë shërben ky studim?

“Identifikimi kur qelizat imune hyjnë në lëvizje në organizëm, mund të ndihmojnë në parashikimin e rrjedhës së virusit”, u shpreh Prof. Bruce Thompson.

Rëndësinë e këtij studimi e konfirmoi dhe Ministri I Shëndetësisë i Australisë Greg Hunt, i cili tha se përfundimet e saj mund të ndihmojnë në “gjurmimin e shpejtë” të një vaksine, për t’u vendosur më pas në zbatim tek personat e infektuar. /Gazeta Sinjali/