image Shkëmbeu fanellën me Fabinhon, 17 vjeçari vrapon drejt tunelit për ta marrur përsëri atë - Sinjali

Shkëmbeu fanellën me Fabinhon, 17 vjeçari vrapon drejt tunelit për ta marrur përsëri atë

news image

Skuadra e Liverpoolit ka arritur që të sigurojë kualifikimin për në raundin e katërt në Kupën FA, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti Aston Villan, skuadër e cila në këtë ndeshje u paraqit me futbollistë nga grupmosha U23, pas rasteve pozitive me koronavirus të paraqitura në skuadrën e parë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Villa-Park’ ka përfunduar me rezultatin 1-4. Sadio Mane shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Georgino Wijnaldum e Mohamed Salah.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi 17 vjeçari, Louie Barry, i cili u bë edhe pjesë e një skene interesante pas ndeshjes.

Barry shkëmbeu fanellat me Fabinhon e Liverpoolit, mirëpo njëri nga anëtarët e stafit të Aston Villas i tha atij që ta marrë përsëri fanellën, pasi duhet ruajtur fanella me të cilën ke debutuar. /Sinjali Sportiv/.


Shpërndaje artikullin