image Kontribuoi me dy asistime, kjo ishte nota e Shaqirit sonte

Futboll

Kontribuoi me dy asistime, kjo ishte nota e Shaqirit sonte

news image

Skuadra e Liverpoolit ka arritur që të sigurojë kualifikimin për në raundin e katërt në Kupën FA, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti Aston Villan, skuadër e cila në këtë ndeshje u paraqit me futbollistë nga grupmosha U23, pas rasteve pozitive me koronavirus të paraqitura në skuadrën e parë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Villa-Park’ ka përfunduar me rezultatin 1-4. Sadio Mane shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Georgino Wijnaldum e Mohamed Salah.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 61-të dhe ishte asistues te dy golat e fundit të kampionit anglez.

Reprezentuesi zviceran u vlerësua me notën 7.7, sipas notave të publikuara nga ‘Whoscored’. /Sinjali Sportiv/.