Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.
Berisha udhëhoqi grupin që është futur brenda ambienteve të selisë. Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.
Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën mediat jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.
Lideri historik i PD-së u ngjit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të Sali Berishës e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm.
Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën mediat jashtë, raporton abcnews.al./GazetaSinjali/