Të dielën, në 21 komuna të Kosovës, qytetarët do të votojnë për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa sot ishte dita e fundit e fushatës pesëditore. Të gjitha partitë politike vizituan qytetet për të cilat do të garojnë, mirëpo u vërejt mosrespektim i masave antiCOVID, madje edhe nga Vetëvendosja e cila i ka miratuar këto masa, shkruan Gazeta Sinjali.
Komunat që do të shkojnë në balotazh janë: Drenasi, Gjilani, Prishtina, Gjakova, Kaçaniku, Dragashi, Fushë Kosova, Istogu, Obiliqi, Klina, Kamenica, Rahoveci, Podujeva, Vitia, Malisheva, Vushtrria, Prizreni, Juniku, Shtimja, Kllokoti e Mamusha.
Ndërkaq, sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, e cila u vendos për pesë ditë nga KQZ, ndonëse kishte filluar qysh moti.
Të gjitha partitë politike vizituan komunat ku do të ballafaqohen në balotazh këtë të diel, mirëpo, si shumë herë të tjera, edhe në këto tubime ka munguar respektimi i masave antiCOVID ndonëse edhe numri i pjesëmarrësve ka qenë i lartë.
Pothuajse në të gjitha komunat, përveç kandidatëve, në tubime kanë marrë pjesë edhe kryetarët e partive, të cilët kanë kërkuar votën e qytetarëve. Mirëpo, kryeministri Kurti ka munguar në këto tubime për shkak se ndodhet në Forumin e Paqes në Paris.
Fotografi nga fushata përmbyllëse e partive politike: