Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën shqiptare të kultivimit të kanabisit, duke vënë në pranga 14 persona.
Shqiptarët e arrestuar, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, janë të moshës 20 deri në 15-vjeç, ndërsa kishin shndërruar në “shtëpi bari” 6 ndërtesa në zonën e Camp de Tarragona, duke kultivuar kanabis nëpërmjet llambave elektrike.
Drejtuesit e grupit merrnin bashkatdhetar nga Shqipëria për t’u kujdesur për bimët e kanabisit, shkruan elperiodico.com.
Në total u sekuestruan 2600 bimë kanabisi, 54 kilogramë fara dhe 21 mijë euro cash.