Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriu ka shkarkuar Sulejman Rexhepin, pas skandaleve të ditëve të fundit.
Shkarkimi i tij është bërë pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme që Riaseti i BFI-së ka mbajtur.
Për ushtrues detyre, deri në zgjedhjet e ardhshme është zgjedhur myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.
Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi është martuar me një vajzë 50 vjet më të re se ai.
Siç raportojnë mediat në Maqedoni, Rexhepi është 74 vjeçar dhe këto katër vitet e fundit kishte qenë beqar./Gazeta Sinjali/