image Zyrtare: Cluadio Ranieri shkarkohet nga Watfordi

Futboll

Zyrtare: Cluadio Ranieri shkarkohet nga Watfordi

news image

Watfordi konfirmon largimin e trajnerit Claudio Ranieri, njofton klubi në fjalë, përcjellë Sinjali Sport.

Skuadra angleze e ka marrur vendimin për ta shkarkuar trajnerin italian për shkak të rezultateve të dobëta.

Menaxheri i shumë skuadrave evropiane udhëhoqi Watfordin në 14 ndeshje, ku vetëm dy i fitoi, një barazoi dhe 11 i humbi.

Skuadra e Watfordit gjendet në vendin e 19-të në Premier League me vetëm 14 pikë të grumbulluara.

“Bordi i Hornets e njeh Claudio si një njeri me integritet dhe nder të madh, i cili do të respektohet gjithmonë këtu në Vicarage Road për përpjekjet e tij për të udhëhequr ekipin me dinjitet.

Megjithatë Bordi mendon se, me gati gjysmën e sezonit të mbetur në Premier League, një ndryshim në pozicionin e trajnerit tani do t’i japë një emërimi të ri kohë të mjaftueshme për të punuar me një skuadër të talentuar për të arritur qëllimin imediat për të ruajtur statusin e Premier League”, shkruan në komunikatën për shkrim skuadra angleze. /Gazeta Sinjali Sporti/