Policia e Shtetit në Shqipëri ka shkarkuar pas 3 vitesh nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit Alfred Çepe.
Nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e shkarkimit të drejtorit të policisë, ndërsa në vend të tij drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu.
Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.
Ndryshime pritet të ndodhin edhe në ditët në vijim në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.