image Shkarkohet Bordi i ndërmarrjes infrastrukturore, “Infrakos”

Kosovë

Mbledhja/ Shkarkohet Bordi i ndërmarrjes infrastrukturore, “Infrakos”

news image

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari, ka kërkuar që të shkarkohet Bordi i ndërmarrjes “Infrakos”, për shkelje të detyrave dhe shkelje të pozitave zyrtare.

Në mbledhjen e qeverisë u miratua propozimi i ministres për shkarkimin e Bordit të kësaj ndërmarrje.

“Prokuroria ka ngritur Aktakuzë ndaj kryeshefit ekzekutiv Agron Thaçit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, prandaj ne kërkojmë shkarkimin e Bordit. Ligji i punës e lejon pezullimin kur fillojnë procedurat penale ndaj tij”, ka thënë Hajdari.

Ministrja tha se sipas nenit 19.2, qeveria ka konstatuar shkelje të Bordit të ndërmarrjes “Infrakos”./ Gazeta Sinjali/