image Shkarkimi i Krasniqit nga Gërvalla, gazetarja e “El Pais”: Sa keq, ishte mik i madh i Spanjës

Evropë

Shkarkimi i Krasniqit nga Gërvalla, gazetarja e “El Pais”: Sa keq, ishte mik i madh i Spanjës

news image

Gazetarja spanjolle e prestigjiozes “El Pais”, Maria Antonia Sanchez-Vallejo, ka reaguar pas lajmit se konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, është shkarkuar me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që drejtohet nga Donika Gërvalla.

Gazetarja spanjolle ka thënë se Krasniqi ka qenë një mik i madh i Spanjës dhe se ka ndihmuar gazetarët spanjollë që të afrohen me Kosovën.

Sa keq të mësosh largimin nga Nju Jorku të konsullit Krasniqi, një mik i madh i Spanjës dhe që ka bërë kaq shumë për t’i afruar gazetarët spanjollë me realitetin e vendit të tij. Do te na mungosh!”, ka shkruar ajo.

Dje Lulzim Krasniqi përmes një letre dërguar ministres Gërvalla kishte treguar se ishte shkarkuar me një email të zv.sekretarit të MPJD-së.

/GazetaSinjali/