Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra thotë se koalicioni qeverisës ka sjellë krizën e radhës qeveritare, në kohën kur institucionet duhet të të vihen në ballë të situatës pandemike.
Sipas saj “një Qeveri që nuk mund ta menxhojë kabinetin e vet, si pritet të drejtojë vendin në këtë sfidë të rëndë të pandemisë”.
Postimi i plotë i deputetës së PDK-së:
Në një gjendje të jashtëzakonshme, kur qytetarët kanë nevojë më shumë se rrallë herë që institucionet të vihen në ballë të kësaj situate pandemike, koalicioni sjell krizën e radhës qeveritare.
Beteja e brendshme politike nuk është dashur ta dominojnë nevojën e një stabiliteti institucional në këtë kohë të vështirë.
Një Qeveri që nuk mund ta menxhojë kabinetin e vet, si pritet të drejtojë vendin në këtë sfidë të rëndë të pandemisë. /Gazeta Sinjali/