image Shkaku i pagës së lartë, Ozil u refuzua pesë herë nga gjiganti italian

Futboll

Shkaku i pagës së lartë, Ozil u refuzua pesë herë nga gjiganti italian

news image

Klubit italian, Juventusit, i ishte ofruar mundësia disa herë që të nënshkruajë me Mesut Ozilin, por që kjo nuk ishte ndodhur asnjëherë, transmeton ‘Sinjali Sportiv’.

Mediumi i njohur italian ‘Calciomercato’ shkruan se kampionit italian i ishte ofruar pesë herë mundësia e transferimit të mesfushorit turko-gjerman në vitet e fundit, por që ‘Zonja e Vjetër’ kishte refuzuar një transferim të tillë shkaku i pagës së lartë së lojtarit.

Ndryshe, 32 vjeçari do jetë lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm, teksa nga janari do jetë i lirë për të biseduar me klube tjera.

Ish reprezentuesi gjerman nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Arsenalin që nga koha kur futbolli ishte ndërprerë shkaku i koronavirusit, teksa Mikel Arteta nuk e ka regjistruar fare në skuadër për sezonin e ri (2020/21) në Premier Ligë dhe Ligën e Evropës. /Sinjali Sportiv/.