image Shkaktoi bujë të madhe, këshilltari i Bislimit thotë se postimi ku Rama quhet pro-serb u shpërnda gabimisht

Politikë

Shkaktoi bujë të madhe, këshilltari i Bislimit thotë se postimi ku Rama quhet pro-serb u shpërnda gabimisht

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka shpërndarë një postim të një qytetari, në të cilin kryeministri shqiptar, Rama, quhej “pro-serb”.

Pas bujës së madhe që shkaktoi në rrjete sociale, ka reaguar këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se postimi është shpërndarë gabimisht, shkruan Gazeta Sinjali.

“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes. Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim”, thuhet në postimin e Kadiut.

Tutje, Kadiu drejtoi kritika edhe ndaj medieve të cilat e shpërndanë këtë postim të Bislimit, duke thënë se nuk duhet “të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë”.

Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë. Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë“, ka shkruar Kadiu.

/GazetaSinjali/