image Shiu e breshëri përmbysin qendrën tregtare në Drenas

Sociale

Shiu e breshëri përmbysin qendrën tregtare në Drenas

news image

Një shi i madh me breshër përfshiu sot pasdite komunën e Drenasit. E si pasojë e këtij shiu Qendra Tregtare e kësaj komune është përmbysur nga uji, shkruan Gazeta Sinjali.

Në videot e dërguara nga një Sinjalizues shihet se si uji ka mbuluar pothuajse pjesën më të madhe të hapësirës së kësaj Qendre Tregtare.

Madje në këto video shihet se si qytetarët po tentojnë ta largojnë ujin nga kjo hapësirë.

Sinjalizuesi ka njoftuar se fatmirësisht kjo përmbytje nuk ka shkaktuar dëme materiale. Por, sipas tij kjo ka ndodhur për shkak se gypi i ujërave të zeza në këtë qendër është bllokuar nga persona të papërgjegjshëm.

/Gazeta Sinjali/